Standard.al

Reagon ashpër Vasili: Qytetarët e goditur nga tërmeti në gjendje të mjerueshme në çadra…

0

Nëkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar rastet e qytetarëve të goditur nga tërmeti i vitit të kaluar dhe tashmë prej muajsh janë në çadra.

Vasili thotë se qytetarët po jetojnë në gjendje të mjerueshme, kurse qeveria mashtron me propagandë dhe shpërdorojnë fondet.

Më tej Vasili tregon rastin e një fëmije që është me temperaturë në çadër, i mbuluar me batanije gjysmë të lagur dhe në mëshirë të fatit.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Qytetarët e goditur nga tërmeti në gjendje të mjerueshme ne çadra, ndërsa të paturpët e rilindjes mashtrojnë me propagandë. ( FOTO).

Të neveritshme zgërdhimjet, skenat dhe spërdredhjet e kryeministrit dhe të tërë tufës së lehsave të tij për rindërtimin pas tërmetit.

Të paaftë, shpërdorues fondesh dhe tallës të dhimbjes se njerëzve këta duan të shesin sapunin për djathë.

Qytetarë në banesa, që mund të shemben nga çasti në çast, në çadra, në kontenierë nën shiun, që hyn nga të gjitha anët ky është realiteti.

Foto e këtij fëmije të sëmurë me temperaturë të mbuluar me batanije të lagur në çadër dhe në mëshirë të fatit pas tërmetit flet vetë.

Kryeministër e qeveri mirë që s’bëni asgjë po qepeni gojën të paktën !!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.