Standard.al

“Rama vazhdon me gënjeshtra edhe pas 7 vitesh me premtime të pambajtura”, Tabaku: Koha për ndryshim po vjen…

0

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, nepermjet nje postimi ne Facebook shprehet se kryeministri Rama vijon te genjeje dhe mashtroje qytetaret edhe pas 7 vitesh premtime te pambajtura.

“Koha për të zgjedhur po afron”-shrkuan Tabaku.

Postimi i plote:

Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra!

Hidhini sytë përreth.
A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot?

Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky?

Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta.

Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.