Standard.al

Moti i keq, Kapiteneria e Portit të Vlorës ndalon lundrimin për mjetet e vogla

0

Ndalohet nisja e mjeteve të vogla lundruese në gjirin e Vlorës.

Kapiteneria e portit bën me dije se një masë e tillë bëhet për të shmangur incidentet detare.

“Në bazë të parashikimit të fundit të kohës kushtet e detit dhe të erës, datën 26-27-28.09.2020 do të ketë përkeqësim në drejtimin Jug-Jugperëndim forca 5-6 deri 7bft. me shpejtësi deri në 11-18m/s, lartësia e dallgës deri në 1.20-1.80 m. Të ndalohet dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese që operojnë në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj me qëllim shmangien e incidenteve detare. Përmirësimi i kushteve të detit dhe të erës do të jetë në datën 28.09.2020 mbas orës 14:00.” – thuhet në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.