Mes lotësh, aktori i njohur italian pranon se është gay

0
142

Aktori i famshëm Gabrielo Garko, ditën e djeshme ndau me publikun një sekret të madh nga jeta e tij.

I ftuar special në “Big Brother Vip” në Itali, aktori zbuloi që është homoseksual.

Gjatë një takimi të organizuar në program, përmes një letre të shkruar për Adua Del Vesco , me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2108, ai zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre.

“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario (emri i vërtetë i Gabriel Garko-s) apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të vijnë si surprizë për ty, jo sepse ti nuk e di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu.”

Më pas, ai shtoi:

“Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur…të bukur, por përrallë. Dhe në përralla ka nga ata që dëgjojnë, nga ata që shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”

Aktori gjithashtu  pranoi se është i lirë nga karakteri në të cilin ka qenë i mbërthyer ndër vite, të cilin e quajti “sekreti Pulcinella”. Pulcinella është i njohur në kulturën napolitane, si një karakter që hiqet si i paditur.

“Adua, ne jetuam një përrallë të lumtur dhe do ta jetoja një mijë herë sepse ti ishe atje. Tani, pas shumë vitesh, ndihem i lirë më shumë se kurrë dhe dua të jetoj jetën time me ty si shoqe, sic kemi qenë gjithmonë.”

Moderatori Signorini ndërhyri duke e pyetur Garko-n se çfarë nënkuptonte sekreti i Pulcinella-s.

“Ah, çfarë kam për t’ju shpjeguar? Nuk është vendi i duhur,” tha ai duke shtuar, “Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here