Standard.al

Maliqi: Një sqarim për gjithë ata që më pyesin se nën siglën e cilës parti do kandidoj në zgjedhjet e 2021-shit

0

Nga: Lefter Maliqi

Të dashur miq!
E ndjej detyrim ti kthej një përgjigje publike të gjithë atyre që më shkruajnë çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe më pyesin se nën siglën e cilës parti do kandidoj në zgjedhjet e 2021-shit.
Interesimin tuaj, me telefonata dhe mesazhe pa fund, e ndjej vlerësim që më shton përgjegjësinë për të bërë më mirë atë që kam detyrim ndaj jush, t’ju shërbej.
Mesazhet që marr nga ju, janë nga çdo cepë i qarkut të Beratit, nga qendrat urbane e deri të fshatrat më të largët, por edhe më gjerë, nga veriu ne jug të vendit.
Interesimi juaj është pa ngjyrë partiake, pasi ju që më shkruani e më telefononi, jeni nga të gjithë kahët politikë, nga PD, LSI, PS.
Përgjegjësia shtohet akoma më shumë, kur ju më thoni se me cilën do parti të jesh, unë do votoj për ty.
Por kjo më gëzon dyfish, pasi më në fund, shqiptarët po kuptojnë se pak rëndësi ka ngjyra politike, por i rëndësishëm është individi që do i shërbejë.
Ajo që më trishton dhe më gëzon në të njëjtën kohë, është kur më telefonojnë socialistë të zhgënjyer nga Rilindja e fasadës, dhe që më deklarojnë votën për mua, pavarësisht se jam i pozicionuar me Opozitën e Bashkuar.
Unë gjithmonë e respektoj zgjedhësin tim, por edhe ata qytetarë që nuk kanë votuar për mua, duke iu përgjigjur çdo telefonate e mesazhi të tyre.
E bëj këtë, sepse nuk më kaplon arroganca e pushtetit, por kuptoj mirë misionin dhe pozicionin tim, atë të shërbëtorit të qytetarëve.
Për të qenë korrekt deri në fund, ju premtoj se në një moment të dytë do të bëj publik edhe pozicionimin tim, por më e rëndësishme se kjo, është lidhja që kam me të gjithë ju, qytetarë të qarkut Berat, por jo vetëm, që më ndiqni në çdo hap, pasi besoni te unë.
Ajo që ju garantoj, si atyre që besojnë te Opozita e Bashkuar, por edhe socialistëve të zhgënjyer, është të duroni edhe pak muaj pasi qeveria e re do të punojë për ju, vendit do i kthehet normalitetit, dhe do marrë frymë pas shporrjes së Rilindjes që e ka rrjepur këtë vend, e ka vjedhur, e ka plaçkitur, e i ka bërë shqiptarët të flasin me vete.
Ka shpresë, shpresa e madhe është 25 Prilli dhe fitorja e padiskutueshme e Opozitës së Bashkuar PD-LSI.
Duke u frymëzuar nga të gjithë qytetarët që më kontaktojnë, i bëj thirrje edhe një herë Edi Ramës, këtij njeriu që është në grahmat e fundit të pushtetit të degjeneruar të tij, të mos guxojë të kalojë ndryshimet kushtetuese më 1 Tetor, pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar.
I bëj thirrje të lexojë mirë mesazhin e përsëritur të Ambasadës Amerikane për të mos devijuar nga marrëveshja e 5 Qershorit.
I bëj thirrje të hapë listat 100% pa marifete mafioze për të futur në Parlament njerëz me rekorde korrupsioni e krimi, dhe të mos pengojë koalicionin parazgjedhor PD-LSI, pasi humbjen e ka të garantuar, sido që të shkojnë punët.
Fitorja historike e Opozitës së Bashkuar do të nisë nga qarku i Beratit…

Fotografia e Lefter Maliqi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.