“Jeta dhe vdekja luftojnë se kush do triumfojë”, qytetari me COVID-19 mesazh nga “Infektivi”

0
80

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese.

Personeli mjekësor në përballje me COVID-19, i bën apel qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit.

Po ashtu qytetarë, personazhe publik dhe jopublik të cilët janë prekur nga COVID-19, reagojnë nëpërmjet mesazheve, duke bërë thirrje që secili prej nesh të mbrojë vetën dhe të afërmit.

Rasti në fjalë është i një qytetari, Gjergji Kulla i shtruar në spitalin COVID 1 që prej datës 20 gusht.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Kulla tregon se koronavirusi është një nga situatat më të vështira më të cilën aktualisht po përballet.

“Është nga eksperiencat më të vështira që kam kaluar në jetë, ku jeta dhe vdekja luftojnë se kush do triumfojë. Shyqyr zotit ja kam hedhur të këqijave dhe pres t’ju bashkohem në jetën e përditshme sa më shpejt. Ruajuni nga Covid miq, respektoni rregullat”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here