Standard.al

Elton Deda: Na konsiderojnë pasanikë, por shumë prej nesh po shkojnë drejt falimentimit…

0

Masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, kanë dëmtuar shumë shtresa të shoqërisë, një ndër ta janë edhe muzikantët.

Këngëtari Elton Deda ka treguar se muzikantët po shkojnë drejt falimentimit dhe ai personalisht ndihet pesimist prej gropës që po thellohet çdo ditë.

Deda thotë se tashmë pas 8 muajsh që nga mbyllja e bareve dhe klubeve për shkak të pandemisë së Covid-19, artistët janë në prag falimenti.

Deda shkruan se këngëtarët nuk punojnë dot jo se janë të paaftë por sepse nuk lejohen nga shteti, ndaj ata kërkojnë kompensim nga shteti.

“Tashme, ne muzikantet ne shqiperi e kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar.

Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme.

Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.

Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite”, shkruan Elton Deda në rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.