Standard.al

Publikohen provat e vaksinës Ruse, shkencëtarët ngrenë akuza për të dhëna të pasakta

0

Presidenti Vladimir Putin kohët e fundit njoftoi se një ekip i shkencëtarëve rusë ka arritur të zhvillojë një vaksinë për COVID-19 dhe se përdorimi i saj ishte miratuar nga autoritetet rregullatore , të paktën nga ato ruse.

Sidoqoftë, lajmi shqetësoi disa shkencëtarë dhe mjekë në të gjithë botën pasi testet njerëzore të vaksinës  të quajtur me nofkën Sputnik V , kishin filluar disa muaj para njoftimit të Putinit.

Shekncëtarët tani kanë zbuluar disa anomali të dukshme.  Grafikët që tregojnë nivelin e përgjigjes imune në njerëz të ndryshëm, në pika të ndryshme kohore pas marrjes së vaksinës, duket se tregojnë modele të përsëritura të të dhënave.

Dr Christoffer van Tulleken, një profesor i asociuar në University College London,  tha se ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.

“Ky numër i parregullsive i shtohen një serie rastësish që duken jashtëzakonisht të pamundura.  Mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, por e gjitha kjo minon besimin e publikut tek vaksina”– tha ai.

Dr Denis Logunov, i institutit kërkimor të Moskës, i cili zhvilloi vaksinën, tha:

‘Ne i mohojmë kategorikisht akuzat për të dhëna të pasakta statistikore të botuara në The Lancet.’

Rusia ishte vendi i parë që miratoi një vaksinë pas vetëm disa muajsh provash dhe Presidenti Vladimir Putin njoftoi se ishte vajza e tij ajo që e provoi e para vaksinën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.