Ndryshimet kushtetuese, Meço: Një blindë deformimi vullneti zgjedhësish, mendoni se do zgjidhni më 25 prill?!

0
122

Ndryshimi i rregullave të lojës, në një kohë loja ka nisur me dekretin e 6 shtatorit (dekretimi i datës së zgjedhjeve nga presidenti) nuk mund të anashkalohej pa u komentuar nga gazetarja Sonila Meço.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetarja, teksa flet për ndryshimet kushtetuese lidhur me Kodin Zgjedhor, sipas saj të njëanshme, shprehet se gjithë kjo është një blindë deformimi vullneti zgjedhësish.

Postimi i plotë i gazetares:

Me logjikë elementare:

Maxhoranca absolute e pushtetit qendror e lokal vendos me kartonat e saj e të opozitës parlamentare në kuvend 7 muaj larg zgjedhjeve rregullat e lojës, që maksimalizojnë mandatet e saj me më pak vota.

1. Lista të mbyllura de facto

2. Cënim të koalicioneve parazgjedhore

3. Prag të dyfishtë elektoral lokal dhe kombëtar

Pra një blindë deformimi vullneti zgjedhësish, pa llogaritur ndarjet administrative të tipit 2 vota dibranësh = 1 votë vlonjati, manovrat e kodit 339 e 184, zotërimin e pushtetit qendror e lokal nga një forcë e vetme, përdorimin e buxhetit për qëllime elektorale, një drejtësi, që ende nuk ka dhënë asnjë provë, heshtjen e ndërkombëtarëve të Tiranës, kapjen e mediave kryesore në vend.

I bëri të tëra kjo maxhorancë, kush mendon ende se në këto kushte po zgjedh në 25 prill?

Kush thotë se “ndryshimi duhet” dhe kalon me qetësi, indiferencë, dyshime, cinizëm, demagogji, skepticizëm e sarkazëm situatën qartësisht nuk do as ndryshimin e as zgjedhjet.

Thjesht duke analizuar sa më sipër…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here