“Ndërsa Kuvendi miraton rezoluta për integrimin, Shqipërisë po i shtohen kushtet për çejen e negociatave”

0
137

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Eriol Braimllari vëren se ndërsa Kuvendi miraton rezoluta për integrimin, Shqipërisë po i shtohen kushtet për çeljen e negociatave. Duke marrë shkas nga votimi i së enjtes në Kuvend i rezolutës për Integrimin, Braimllari shprehet pas çdo rezolute të këtij parlamenti monopartiak janë thelluar veprimet antidemokratike të qeverisë, duke na larguar edhe më shumë prej Evropës.

Postimi i plotë

Ndërsa Kuvendi miraton rezoluta për integrimin, Shqipërisë po i shtohen kushtet për çejen e negociatave. Rezoluta e djeshme është e disata që miratohet në parlament. Mirëpo pas çdo rezolute të këtij parlamenti monopartiak janë thelluar veprimet antidemokratike të qeverisë, duke na larguar edhe më shumë prej Evropës. Sepse ata vetë i miratojnë rezolutat dhe po vetë i shkatërrojnë me kënaqësinë më të madhe.

Mjaft me copa letrash që as vetë ata që ngrejnë kartonin nuk e dinë se për çfarë po votojnë! E vetmja rezolutë që duhet marrë seriozisht është ajo e Parlamentit Evropian të miratuar më 19 qershor 2020, e cila i vendos një barrierë prej 15 kushtesh vendit tonë përpara çeljes së negociatave. Qeverisë shqiptare jo vetëm i ka munguar reflektimi për 15 kushtet, por ajo është thelluar edhe më tej në autokraci dhe antikushtetuetshmëri.

Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, në respektim të rekomandimeve të ODIHR, të mëshiruara në marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u auditua nga BE-SHBA dhe Britania e Madhe, kërkon një implementim rigoroz të saj në zgjedhjet e radhës të 25 Prillit. Zgjedhjet e lira, të qeta dhe të gjithëpranuara, janë e vetmja shpresë për të vazhduar aspiratën mbarëkombëtare të integrimit të Shqipërisë në BE.

Fotografia e Eriol Braimllari
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here