Milo Gjukanoviç: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan

0
93

“Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht është një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan. Kështu thotë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për median kroate Jutarnji List.

“Është më se e qartë se Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që ishte përfshirë në mënyrë të pahijshme në zgjedhje, por ishte edhe aktori më aktiv në politikë. Kisha Ortodokse Serbe është vazhdimisht një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan. Këtë herë, KOS e bëri hapur. Pas zgjedhjeve, një nga zëdhënësit e Kishës Ortodokse Serbe tha se Kisha do të tërhiqet nga jeta politike, e cila vetëm e konfirmoi të gjithë këtë”, tha Gjukanoviq.

Ai ka thënë se vitin e fundit, pothuajse secili zyrtar serb ka ndërhyrë në jetën politike të Malit të Zi. “Pothuajse nuk ka asnjë zyrtar serb që nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe brutalisht në jetën politike të Malit të Zi gjatë vitit të fundit”, tha ai.

Gjukanoviç në këtë intervistë ka kujtuar edhe ndërhyrjen ruse, e cila sipas tij është bërë për ta parandaluar antarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Ballkani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të interesave të ndryshme botërore. Disa vjet më parë, ne ishim nën sulmin e interesave ruse të cilët donin të parandalonin Malin e Zi nga anëtarësimi në NATO”, tha ai.

Të mërkurën në Mal të Zi është konstituuar përbërja e re e Kuvendit në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç.

Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here