“Meta ka të drejtë”/ Pas reagimeve të forta të Presidentit, Rama shpall Park Kombëtar Vjosën

0
117

Presidenti Ilir Meta u është bashkuar ekspertëve të mjedisit dhe shoqatave ambientaliste që prej kohësh kërkojnë ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit në zonën e lumit të Vjosës.

Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot gjatë një takimi me ekspertët në Tepelenë që zona e Vjosës ku qeveria ka projektuar ndërtimin e HEC-eve të shpallet Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur.

Pas insistimit të Presidentit Meta dhe qindra shkencëtarëve nga Shqipëria dhe gjithë bota, sot ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kryeministri thotë për herë të parë se zona e Vjosës ku ishin projektuar HEC-et do të jetë pjesë e mbrojtur e Parkut Kombëtar.

Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë shprehet për ndalimin e HEC-eve në Vjosë dhe heq dorë nga projektet energjetike që do shkatërronin pasuritë natyrore. Mesa duket është dashur ndërhyrja e Presidentit të Republikës, që kryeministri të kujtohet për zonën e Vjosës ku ishin projektuar disa hidorcentrale me pasoja katostrofike për mjedisin.

Nepermjet nje reagimi në Twitter Rama njofton se e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme.

“Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”,- shkruan Edi Rama në një postim në Twitter.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here