Standard.al

Kur veprat tradhëtojnë fjalët e kryeministrit/ Rama thotë se është kundër HEC-ve, por ka firmosur mbi 100 leje

0

Gjatë 5 viteve të fundit, qeveria “Rama” ka dhënë më shumë se 100 leje për ndërtimin e hidrocentraleve në zona të ndryshme të vendit. Leja e fundit e dhënë nga kabineti “Rama” dhe e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë ka hyrë sot në fuqi.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Mat. Në Fletore Zyrtare është publikuar vendimi i ERRE-s “Për licencimin  e  shoqërisë  “Seka  Hydropower”  sh.p.k.,   në veprimtarinë   e   prodhimit   të   energjisë   elektrike   nga HEC-et “Sekë”,  me  kapacitet  të  instaluar  12667  kw,  dhe  “Zais”,  me kapacitet  të instaluar  2295  kw,  me  kapacitet  total  të  instaluar 14962 kw”. Leja për këto HEC-e është dhënë nga qeveria në vitin 2019.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.