Gabimet që bëni me lëkurën dhe ju krijojnë puçrra

0
117

Disa faktorë befasues si larja e dhëmbëve dhe e fytyrës në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë puçrra. Ju mund të mendoni se po bëni gjithçka të nevojshme dhe se po kujdeseni në maksimum për lëkurën, por puçrrat ende nuk zhduken.

Sipas “Bright Side”, të gjithë ata që kanë puçrra edhe pse kujdesen shumë për lëkurën e tyre, me shumë mundësi mund të jenë duke bërë disa gabime.

1.Përdorni letra për të pastruar make up-in.

Edhe pse letrat e make up-it supozohet ta pastrojnë lëkurën, mund të ndodhë që të lënë mbrapa papastërti dhe mbetje nga kremi pudër, që mund të shkaktojë puçrra. Ato përmbajnë alkool, aromë dhe përbërës të tjerë që mund ta thajnë shumë lëkurën tuaj. Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, ka mundësi që fërkimi ta irritojë atë dhe të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion që mund të bllokojnë poret tuaja.

2.Përdorni kremin e gabuar për mbrojtje kundër diellit.

Është shumë e rëndësishme që të aplikoni krem dielli para se të dilni nga shtëpia, sepse ju mbron elasticitetin e lëkurës dhe shmang krijimin e nishaneve. Por, disa lloje kremrash nuk janë të përshtatshme për fytyrën dhe si rezultat, lëkura mund të acarohet dhe të krijohen puçrra.

Në disa kremra përdoren filtra organikë me bazë vaji, të cilat lëkura nuk i pëlqen, pasi mund të bllokojnë poret dhe të shkaktojnë njolla të zeza. Mënyra më e mirë për të mbrojtur lëkurën tuaj është të zgjidhni një krem hidratues gjatë ditës që përmban një SPF me spektër të gjerë dhe ta aplikoni atë gjithmonë në lëkurë të pastër.

3.Nuk pastroni syzet.

 

Nëse vini re se puçrrat rreth zonës së syzeve ju krijohen shpesh, duhet të pastroni syzet dhe sidomos pjesën e skeletit të tyre, i cili ka dhe kontakt me lëkurën. Mjekët rekomandojnë të identifikoni zonat problematike të puçrrave dhe t’i pastroni syzet çdo ditë.

Bëni kujdes me syzet shumë të ngushta, sepse mund të bllokojnë poret dhe si rezultat, qelizat e vdekura kthehen brenda në lëkurë.

4.E lani fytyrën shumë shpesh.

Pastrimi i lëkurës është një hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm në parandalimin e puçrrave, por larja e shpeshtë mund të bëjë të kundërtën. Dermatologët thonë se nëse e lani fytyrën shumë shpesh, mund të prishni ekuilibrin. Përdorimi i shumë produkteve, të cilat supozohet të pastrojnë vajin e tepërt mund ta thajë shumë lëkurën tuaj. Kështu, gjëndrat mund të prodhojnë sasi më të mëdha vaji, duke shkaktuar kështu më shumë puçrra.

5.Përdorni shumë produkte për flokët.

Disa produkte për flokët mund t’ju shkaktojnë puçrra. Shampo, balsam, apo edhe produkte të ndryshme me të cilat stiloni flokët mund të shkaktojnë puçrra në zonën e ballit.

6.E lani fytyrën në dush.

Kur laheni, zakonisht përdorni ujë shumë të nxehtë, i cili mund ta irritojë dhe ta dëmtojë lëkurën. Gjithashtu mund të largojë vajrat natyralë, duke bërë që lëkura të thahet shumë.

7.Nuk e pastroni fytyrën pas stërvitjes.

Nëse nuk bëni dush menjëherë pas stërvitjes, do të keni punë me puçrrat. Djersa mund të bllokojë poret, prandaj dermatologët rekomandojnë të laheni menjëherë pas stërvitjes që të hiqni djersën dhe të gjitha papastërtitë që mund të jenë grumbulluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here