E rëndë në Volos, vetëvaret drejtori i Klinikës së Kardiologjisë të spitalit të qytetit

0
151

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë të Spitalit “Achillopouleio” të Volos, Alexandros Douras, u vetëvar në shtëpinë e tij.

Siç u bë e ditur, kardiologu i njohur u gjet i vdekur nga ish-gruaja e tij e cila shkoi në shtëpi për ta kërkuar sepse nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të saj në telefon. Sipas mediave greke ai u gjet i varur me një kabllo nga një tub radiatori.
Mësohet se deri dje në mesditë ai kishte qenë në spital në krye të detyrës si çdo ditë.

Alexandros Douras, babai i dy fëmijëve, ishte një anëtar i së majtës dhe gjithashtu kishte qenë një këshilltar bashkiak i Volos me Margaritis Patsiantas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here