Standard.al

Dokumentet/ Eno Bozdo nxjerr zbuluar Veliajn: Tha se do të japë dorëheqjen. Çmimi i ujit në Tiranë më i shtrenjtë se në Korçë e Pogradec

0

Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo ka publikuar dokumentet e çmimit të ujit në disa qytete, teksa sfidon kryebashkiakun e Tiranës duke i kërkuar dorëheqjen.

Bozdo deklaron se Veliaj tha se do të japë dorëheqjen nëse çmimi i ujit në Tiranë është më i shtrenjtë se në Korçë e Pogradec. Sipas tij, qytetarët e Tiranës në fakt paguajnë shumë më tepër se ata të Pogradecit dhe Korçës.

POSTIMI I ENO BOZDOS
Dje, kryetari i Bashkise Tirane, Erjon Veliaj deklaroi publikisht se çmimi i furnizimit me ujë i Tiranës është më i lirë se ai i Korçës dhe Pogradecit, dhe se ai do të jepte dorëheqjen nëqoftë se këto fakte nuk qëndronin.

Asgjë nga kjo deklaratë publike nuk është e vërtetë. Qytetarët e Tiranës në fakt paguajnë shumë më tepër se ata të Pogradecit dhe Korçës.
Të dhënat më poshtë janë marrë nga Raporti zyrtar vjetor i Entit Rregullator të Ujit:

-UK Tirane: cmimi eshte 65 lek/m3 per familjaret, koha e furnizimit me uje eshte 10.10 ore ne dite dhe subvencione te marra nga qeveria jane 160,641,000 leke.
-UK Korca: cmimi eshte 72 lek/m3 per familjaret, koha e furnizimit me uje eshte 23.5 ore ne dite dhe subvencione te marra nga qeveria jane 20,436,000 leke.

-UK Pogradec: cmimi eshte 62 lek/m3 per familjaret, koha e furnizimit me uje eshte 21 ore ne dite dhe subvencione te marra nga qeveria jane 13,624,000 leke.

Pra, qytetaret e Tiranes edhe pse paguajne sa 90% te çmimit të Korçës, furnizohen vetem 10.10 ore ne dite kur qytetaret e Korces marrin gati 24 ore uje ne dite.
Qytetaret e Tiranes edhe pse kane nje CMIM ME TE LARTE se qytetaret e Pogradecit, kohezgjatjen e furnizimit me uje nuk e kane as sa gjysma e tyre.

Edhe pse treguesit i ka shume me te dobet se Korca dhe Pogradeci, UK Tirane ka marre subvencione nga qeveria rreth 1.4 milion USD per performance te mire(!!)

Kjo eshte e verteta e furnizimit me uje per Tiranen dhe që haset cdo ditë nga qytetaret në rubinetat e tyre si dhe në faturat mujore qe duhet te paguajne. Kjo është e vërteta për të cilën Erjon Velian mashtroi përsëri dje dhe duhet të japë dorëheqjen sot.

Kjo është e vërteta në fakt për gjithçka që ndodh në Tiranë, sepse nën drejtimin e Erjon Veliajt, Tirana është qyteti më i shtrenjtë në rajon, më i ndoturi, me trafikun më të rënduar dhe me dëndësinë më të madhe të ndërtimeve. Është qyteti më problematik për të bërë biznes në rajon, dhe më jomiqësori ndaj biznesit duke patur taksat më të larta.

Qytetarët e Tiranës i dinë mirë këto fakte, pavarësisht kësaj propagande të neveritshme!

Fotografia e Eno Bozdo

Fotografia e Eno Bozdo

Fotografia e Eno Bozdo

Fotografia e Eno Bozdo

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.