U kërcënua nga Veliaj, Zhupa për denoncimin e Valbona Ramës: U rrëzoi propagandën, i ngatërruat burrin për të fshehur…

0
156

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ka publikuar nje tjeter skandal, per Bashkinë e Tiranës, e cila I ka ngaërruar emrin e burrit të një qytetareje e cila ka denocuar në lidhje me shtëpinë e pabanueshme si pasojë e tërmetit.

‘Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit’, ka shkruar Zhupa në një Facebook.

Postim i plotë i Ina Zhupës:

Bashkia e fjaskove!

Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe jo të nxitonit për të sajuar! Ata na u drejtuan për ndihmë ndërkohë që ju nuk i dëgjoni, nuk i takoni, nuk i ndihmoni edhe tani edhe i ngatërroni.

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar sic do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here