Tension në Elbasan/ Rinisin të shtënat me armë, Zhidro del në ballkon dhe qëllon forcat RENEA

0
115

Eshte rindezur serish “përleshja” me armë në qytetin e Elbasanit midis shtetasit Lefter Zhidro dhe policisë që e ka rrethuar në banesën e tij prej disa orësh.

Sipas informacioneve, sapo ka parë forcat e Renea që po ndërhynin në banesë, Zhidro ka qëlluar sërish me armë zjarri.

Në aksionin për arrestimin e Zhidros, po marrin pjesë me dhjetra forca policie nga Drejtoria e Policisë Elbasan, FNSH, Renea etj.

Ajo që bie në sy është qetësia e Zhidros, i cili herëpashere del në ballkon dhe u kërkon llogari forca të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here