Standard.al

Si Qeveria bllokoi integrimin/ Gjosha: 25 Prilli s’do sjellë thjesht rrëzimin e Ramës por të një sistemi të tërë!

0

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet në një intervistë për “Standard” mbi shanset e humbura të vendit në kuadë të procesit të integrimit. Ajo komenton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa thekson se Qeveria nuk i përmbushi kushtete vendosura nga Brukseli për të ecur përpara me negociatat e anëtarësimit.

 

Ministri Gjerman për Evropën, Michael Roth tha një ditë më parë se, konferenca ndërqeveritare për hapjen e negociatave, mund të mbahet brenda dhjetorit, pa shtuar kushte të reja. Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet, por mbi Shqipërinë rëndojnë ende 12 të tilla. Si e shihni këtë situatë?

E shoh te pamundur realizimin e konferencës së parë me Shqipërinë për çeljen e negociatave. Kushtet e shtuara si dhe papërgjegjshmëria qeverisëse e mban pezull këtë proces jetik për vendin. Ne për fat të keq pësuam një ndarje nga Maqedonia e Veriut mbi procesin e negociatave dhe kjo do të thotë se procesi për ne do të jetë i paparashikueshëm dhe shumë më i mundimshëm dhe i vështirë!

 

Ndërkaq mazhoranca duket se kërkon të fajësojë edhe opozitën për dështimin e saj me negociatat. Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla theksoi sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit se nuk mjafton vetëm vullneri i qeverisë për integrimin europian, pasi sipas tij të gjithë aktorët politikë duhet të jenë bashkë në këtë proces. Si e gjykoni këtë qëndrim?

Retorika politike dhe veprimi politik janë dy gjëra të ndryshme. Me retorikë, qeveria kërkon përfshirjen e opozitës në procesin e integrimit, ndërsa në praktikë ajo merr vendime të njëanshme dhe prish çdo marrëveshje të realizuar nëpërmjet konsesusit. Marrëveshja e 5 Qershorit është shembulli më i fundit dhe më konkret i një veprimi politik të papjekur, që mban pezull një nga kushtet kryesore të celjes së negociatave me BE.

 

Cilat duhet të jenë sipas jush hapat që duhet ndjekur urgjent nga palët përgjegjëse për të rikuperuar ngecjen disa vjeçare të Shqipërisë në këtë proces?

Gjithcka fillon me dialogun politik dhe gjithë përfshirjen sepse vetëm kështu mund të kryesh më pas reforma të thella që sigurojnë standart dhe vazhdimësi. Implementimi i marrëveshjes së 5 Qershorit pa humbur kohë me debate të tjera, do të ishte një hap i rëndësishëm dhe më pas zgjedhja në mënyrë të menjëhershme e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë.

Hapi tjetër do të ishte çlirimi i sistemit nga kapja politike dhe heqja dorë nga direktivat qe qeveria i jep sistemit të drejtësisë në të gjitha nivelet. Kjo do të plotësonte një sërë kushtesh sic janë ndërtimi i shtetit të së drejtës, gjykim të rasteve që kanë të bëjnë me shit blerjen e votës, do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë për cështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më pas është e rëndësishme të rishikohet aparati koordinues dhe negociues i procesit të integrimit! Grupet negociatore nuk mund të jenë kurrësesi politike, ato i duhen rikthyer profesionistëve dhe ekspertëve të cdo fushe.

 

Sipas një raporti të Eurostat për periudhën 2010-2019, Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil. Cilat janë sipas jush arsyet e këtyre shifrave ekstreme?

Arsyet janë tejet të lexueshme sepse ato fillojnë me humbjen e shpresës dhe shkojnë deri te pamundësia ekonomike dhe pasiguria.

Ky është një fenomin i vështirë që kërkon një strategji të mirëfilltë nga qeveria. Shqipëria nuk mund të jetë në të njëjtat shifra azilkërkuesish me Sirinë pasi nuk është një vend në luftë. Ndaj përgjegjësia këtu bie mbi qeverinë!

 

Ndërkohë LSI duket se ka ndezur motorrët në kuadë rtë përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 25 prill. Nga terreni, cilat janë pritshmëritë e para?

Terreni ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm sepse më në fund shqiptarëve po i vjen dita të flasin nëpërmjet votës së tyre. 25 Prill do të jetë një ditë e shënuar për vendin, që nuk do të sjell thjesht rrezimin e Ramës por të një sistemi të tërë!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.