Standard.al

Shefi i klinikës në QSUT transportohet me urgjencë në Turqi, shoqërohet nga Pipero…

0

Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin francez në QSUT, është dërguar me urgjencë për në Turqi këtë mbrëmje.

Boçi rezultoi pozitiv me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.

Për këtë arsye u pa e arsyeshme dërgimi i tij me urgjencë jashtë vendit.

Shefi i ORL-së është shoqëruar nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Mbetet ende e paqartë se si Boçi është infektuar dhe prej sa ditësh vuante nga sëmundja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.