Rakipi e thotë troç: Nëse numërohen votat, qeverisja e Ramës ka mbaruar

0
134

Analisti Ylli Rakipi, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se nëse numërohen votat, Edi Rama nuk merr një mandat të tretë.

Rakipi gjtihashtu theksoi se votat në Shqipëri nuk janë numëruar.

“Mazhorancat këto 30 vite nuk i ka rrëzuar opozita, ato janë vetërrëzuar.

 

 

Për 30 vite në Shqipëri, sidomos në vitet e para vota është rrëmbyer, kurse në dhjetëvjeçarin është blerë në mënyrë masive.

Në këtë pikëpamje, unë mund të marrë jo tre, por katër, pesë, gjashtë mandate.

Por nëse numërohen votat, qeverisja e zotit Rama, më së shumti ka mbaruar,” tha Rakipi.

Sipas tij, klasa politike është oligarkia e vërtetë.

“Kjo lloj demokracie nuk është aspak funksionale dhe të pasurit janë politikanët. Pra, në thelb, të pasurit janë këta vetë,” tha Rakipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here