Që nga 2018 Barcelona ‘u ka dhënë duart’ 16 futbollistëve

0
127

Barcelona ka larguar plotë 16 futbollistë që nga humbja kundër Romës në Ligën e Kampionëve në vitin 2018, teksa vetëm 3 kanë kaluar më shumë se tri sezone. Thomas Vermaelen, Ivan Rakitic dhe Luis Suarez tashmë nuk janë më pjesë e katalanasve, teksa uruguaiani është i fundit që e zyrtarizoi “divorcin”.

Marlon (asnjë sezon)

U ble për 5 milionë euro nga Fluminense, por më pas u largua në formë huazimi te Nice dhe Sassuolo.

Gerard Deulofeu (gjysmë sezoni)

U rikthye te Barcelona në vitin 2017 për 12 milionë euro, por më pas u largua në merkaton e janarit të 2018 te skuadra e Watfordit.

Yerry Mina (gjysmë sezoni)

Mina ashtu si Deulofeu, qëndroi në “Camp Nou” vetëm për gjysmë sezoni. Mbërriti nga Palmeiras për 12 milionë euro, por u shit më pas e Evertoni për 30 milionë euro.

Paulinho (1 sezon)

Braziliani mbërriti nga Guangzhu Evergrande në vitin 2017, por u rikthye vetëm pas një viti te Zeniti për 40 milionë euro.

Luca Digne dhe Andre Gomes (2 sezone secili)

Nuk është vetëm Milani që bëri rrugën nga Barcelona në Everton, por edhe Digne e Gomes. Digne nuk mundi që të zëvendësonte Alba-n në Katalonjë, ndërkohë që Gomes nuk u përshtat me lojën në mesufshë.

Paco Alcacer (2 sezone)

Prej tij pritej shumë, kur u ble nga Valencia për 30 milionë euro në vitin 206. Fatkeqësisht hapësirat për të ishin të pakta me trinomin në sulm, Messi, Suarez dhe Neymar. Më pas u shit për 21 milionë euro te Dortmundi.

Arthur Melo (2 sezone)

Edhe pse erdhi me shumë bujë nga Brazili, mesfushori nuk mundi të tregonte vlerat e tij ndaj dhe u shkëmbye me Pjanic të Juventusit gjatë kësaj vere.

Arturo Vidal (2 sezone)

Edhe ai pati të njëjtën rrugëtim si Arthur, pa mundur që të gjente shumë hapësira, apo për të lënë gjurmë në “Camp Nou”.

Denis Suarez (2 sezone e gjysmë)

Suarez mbërriti te Barcelona në vitin 2016, por asnjëherë nuk ishte një zgjedhje e parë. Pas një huazimi te Arsenali, u shit te Celta Vigo vetëm për 13 milionë euro në vitin 2019.

Aleix Vidal (3 sezone)

Ai firmosi për Barcelonën në vitin 2016, por në shumicën e kohës qëndroi i dëmtuar, derisa u largua te Sevilla në vitin 2018 për 9 milionë euro.

Jasper Cillesen (3 sezone)

Fati i tij i keq ishte që në portë ishte Ter Stegen dhe hapësirat ishin shumë të pakta. Zhvilloi ndeshje shumë të mira, por klubi katalanas e shiti te Valencia në një marrëveshje me Neton.

Nelson Semedo (3 sezone)

35 milionë euro të shpenzuar për të në merkato, thuajse nuk u justifikuan asnjëherë për të zëvendësuar Dani Alves. Kaloi tri sezone negative në Champions League.

Thomas Vermaelen (4 sezone)

Pas 13 blerjeve, më në fund është dikush që ka arritur të kalojë më shumë se 3 vjet në klubin katalanas. Zhvilloi vetëm 53 ndeshje në 3 sezone dhe u largua si futbollist i lirë te Vissel Kobe.

Ivan Rakitic (6 sezone)

Pas 310 ndeshjeve dhe 13 trofeve, kroati ishte një nga transferimet më të mira të klubit. Ai u rikthye sërish te Sevilla gjatë kësaj vere, pasi nuk ishte në planet e Koeman.

Luis Suarez (6 sezone)

Formoi një trinomet më të bukura në historinë e futbollit me Messin dhe Neymar. 198 gola në 283 ndeshje, e bëjnë atë golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e klubit. Kontributi i tij nuk mund të harrohet aq lehtë, nga largimi aspak dinjitoz që i bënë katalanasit. /Koha Jone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here