Pipero: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet, maska mjafton kur…

0
142

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është shprehur sot se jo çdo person i infektuar me COVID-19 duhet të izolohet.

Në një prononcim për Euroneës Albania, teksa po fliste për hapjen e shkollave, Pipero tha se një person pozitiv me COVID-19 por pa shenja klinike nuk është e nevojshme të karantinohet por mjafton të mbajë maskë.

“Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët. Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero.

“Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here