Nipi i Pablo Eskobar gjen 20 milionë dollarë të fshehura në muret e shtëpisë së xhaxhait

0
114

Nipi i ish bosit Kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, ka gjetur një qese plastike me 20 milion dollarë të fshehur ne shtëpinë e xhaxhait të tij.

Nicolas Escobar, tha se pati një vegim, i cili i tregoi ku të kërkonte për paratë në apartamentin e ndodhur ne Medellin te Kolumbisë. Ai tha se nuk është hera e parë që gjen para në vende të cuditshme ku xhaxhai i tij fshihej nga autoritetet.

Brenda murit, Nikolasi gjeti një makinë shtypshkronje, një kamera dhe një qese që mbante kartmonedhat, disa prej të cilave ishin dekompozuar.

Eskobari, i cili u vra, pas një përplasje me policinë në vitin 1993 ishte njeriu i shtatë më i pasur në botë në kulmin e pushtetit të tij. Pasuria e tij vleresohej në 30 miliardë dollarë në kohën kur vdiq, ekuivalente me 59 miliardë sot. Gjatë kohës që ishte ne krye te kartelit te Medellin ai kishte në kontroll mbi 80% të kokainës së eksportuar në SHBA.

Thashethemet për sasi parash të lëna pas ose të fshehura vazhdojnë të qarkullojnë edhe sot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here