Standard.al

Ndodhej aty pranë, ish-ministri rrëfen ngjarjen nga ekzekutimi në Elbasan: Ishte terrorizuese për njerëzit…

0

Të shtënat me kallashnikov në Elbasan i ka dëgjuar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se ka dëgjuar të shtënat pasi ka qënë pranë vendngjarjes, ndërsa ka shtruar se kjo është një ngjarje e rëndë.

“Ishte terrorizuese për njerëzit dhe për të gjithë që ishin aty afër. Më shqetësuese është fakti se është një fenomen që përsëritet në Elbasan për arsye të tilla si dhuna në familje apo dhe për arsye të tjera. Të gjitha organet që janë të përfshira dhe kanë një rol të jashtëzakonshëm për situatën në Elbasan dhe në vende të tjera.” – tha Haxhinasto në fjalën e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.