Standard.al

“Mjerimi i politikes, nga çiliminjt e pazareve”

0

Nga Elmaz Sherifi

E perdhosen politiken, deri ne neveri. Deputete te “opozites parlamentare” “shkriheshin ne gaz”, diten qe i ben sherbimin e radhes Rames, per ndryshimin e kushtetutes me kembim te “listave te hapura” !
Plot pathos ndryshimin e konsideronin sherbimin me te mire per voten e lire te shqiptareve. Dhe si kokoros politikan deklaronin nga foltorja e Kuvendit me masken ne goje, se le ta provojne fuqine politike partite e reja, me prag kombetar 5 perqind, nese duan te jene perfaqesuese reale te popullit, pasi do i “sfidonin” partite e “thurjeve” e “cthurjeve”, ne zgjedhjet e 25 prillit me partite e tyre ne krijim.
Eh o popull thoshin “oratoret”. Ne u dhame perhere te pare ne demokraci te drejten kushtetuese qe te votoni ke te doni per deputet, jo “listat e bashes” !
Dhe Rama ua plotesoi deshire, duke votuar ne parlament ndryshimet ne Kodin Zgjedhor me “listat e perdredhura”.
Tani kane filluar te qajne, sepse, sipas tyre ndryshimet ne Kodin Zgjedhor behen sipas marreveshjes okulte Rama-Basha,e megjithese besojne te marreveshja e fshehte, i bejne thirrje Bashes, te shkeputet nga Rama e te bashkohet me ata, qe ti japin mundesi zgjedhesve te votojne me “listat e hapura” !
E more vesh o popull o entusiast, kush te perfaqeson ?

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.