Mjekët refuzojnë Ramën, vetëm 4 prej tyre mbërrijnë në…

0
130

Vetëm katër mjekë kanë mbërritur në zyrën e kryeministrisë për të zhvilluar një takim me Ramën për protestën që kishin paralajmëruar para QSUT. Në takimin e tyre është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti.

Ditën e djeshme, mjekët paralajmëruan pròtestë në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia ia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Nuk vonoi ftesa e Ramës për ti pritur në kryeministri për të folur rreth shqetësimeve të tyre, por duket se pjesa më e madhe e mjekëve nuk dëshironin takimin me Ramën.

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Policia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me Covid19, shkruan faxweb.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni, A. Belshi etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here