Mjekët protestë te QSUT/ Kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave…

0
150

Teksa përfaqësia me disa mjekë, po zhvillon një takim në Kryeministri, mjekët, infermierë dhe personeli shëndetësor, janë mbledhur në oborrin e QSUT në formë proteste.

Protesta zgjati pak minuta.

Një prej mjekëve tha se përfaqësia e mjekëve, nuk u takuan me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu, por me këshilltarë të tyre.

Sindikata e Mjekëve thotë se Rama i ka mashtruar, ndryshe nga sa u kishte thënë një ditë më parë.

“As kryeministri dhe as ministrja nuk kanë pranuar të takohen, por kanë lënë një përfaqësi këshilltarësh për takim. Ky është një mashtrim që i kanë bërë sindikatës,” tha një përfaqësues.

Sipas tyre, protesta do të vazhdojë.

Kërkesat e mjekëve

Mjekët kanë dalë me disa kërkesa:

  • Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
  • Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
  • Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
  • Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në protestën e sotme, mjekët paralajmëruan sërish protestë në rast mosplotësimi të kërkesave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here