Komisioneri i BE: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

0
106

Bashkimi Europian i bën sërish thirrje autoriteteve shqiptare që të vejnë në funksion Gjykatën Kushtetuese.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, tha se e mirëpret hapjen e procedurave për 2 vakcanat në Gjyaktën Kushtetuese. Sipas tij, autoritetet duhet ta mbështesin këtë proces pa vonesë dhe të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

”Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është  thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Ndërkohë, ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca, dhe se sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është një proces kritik. Soreca fton kandidatët të cilët janë të kualifikuar për të dhënë kontributin e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi. ”Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese është kritik. Ne ftojmë magjistratë, akademikë, avokatë dhe zyrtarë të lartë publik të kualifikuar të aplikojnë dhe të japin kontributin e tyre në zbatimin e vazhdueshëm të # reformës së drejtësisë dhe ndihmës duke ecur përpara drejt rrugës së pranimit”, shkruan Soreca në Twitter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here