Standard.al

“Janë për rekord Gines”/ Opozita në Parlament bashkon votat me PS-në dhe voton ministren e Ramës

0

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot emërimin në në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushin.  Ajo që u pa me habi në këtë procedurë është fakti se ministrja e re e qeverisë “Rama”, është votuar me 104 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim. Qartazi, pjesa më e madhe e opozitës parlamentare ka votuar pro emërimit të saj si ministre.

Të gjithë janë në dijeni të faktit se opozita parlamentare nuk është asgjë më shumë se një shtojcë e Rilindjes, e cila vepron e mendon sic do PS-ja. Por sa për sy e faqe në Parlament duhet të luajë më së paku  rolin e opozitës. Nuk është parë e dëgjuar në Parlament, që opozita të votojë ministat dhe ministret e qeverisë! Kulmi i absurditetit!

Vetëm ligjet me interes qytetarë e kombëtar, për të cilat opozita jep kontributin e saj për ti ndryshuar sipas standardeve demokratike, janë ato që mund të marrin votën pro të opozitës.

Nuk mund të mendohet që një deputet i opozitës, që është ulur aty si alternativë e atij të mazhorancës, të japë votën pro ministrit që propozon qeveria! Pikërisht ajo qeveri të cilën ti presupozohet ta kundërshtosh përmes alternativës dhe që njëkohësisht kërkon ta rrëzosh nga pushteti!

Një opozitë si kjo e jona në Parlament, që shfaqet për të disatën herë publikisht si patericë e Rilindjes, nuk i vlen as dreqit. Imagjinoni që duan të jenë sërish pjesë e parlamentit të ardhshëm!!!

STANDARD.AL

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.