Ekzekutimi në Elbasan, Hoxha tregon detajet: Snajperi e qëlloi në kokë! Nëse do shpërthente tritoli, do rrafshohej pallati

0
106

Gazetari Artan Hoxha u shpreh ne emisionin Opinion ne Tv Klan se nëse armatimi që Lefter Zhidro kishte në banesë do të shpërthente do të rrafshohej i gjithë pallati 5 katësh në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.

Hoxha tha se Zhidro është eliminuar me snajper me një plumb në kokë. Po sipas Hoxhës, gjatë kohës që ishte i rrethuar nga policia, ai përgatiti bombolën e gazit dhe arsenalin e armëve për t’u përballuar me RENEA-n. Gazetari Hoxha theksoi se i moshuari më parë ka qenë në radhët e policisë, ndërsa në të njëjtën profesion kishte punuar edhe djali i tij deri në vititn 2008.

Sot është shmangur një tragjedi në Elbasan, pasi nëse ai armatim do të shpërthente do të ishte një tragjedi. Zhidro nuk e kishte përgatitur më parë armatimin, por gjatë kohës që ishte rrethuar nga policia. Madje ai gjatë kohës që ka negociuar me policinë ka punuar brenda në banesë për të përgatitur municionet.

Qitjet e tij me kallashnikov janë bërë nga brenda banesës, depërtuan në derë dhe mbetën në mburojën anti-plumb, pas mburojës ishin efektivët, që i shpëtoi. Gjatë momentit që zhvilloheshin ngjarjet ai kishte hapur televizorin dhe shikonte se çfarë flitej për atë. 

Ka qenë i acaruar se disa nuk e quanin mirë mendërisht. Efektivët kanë kërkuar që të priteshin dritat në zonë në mënyrë që të mos shikonte përmes televizorit se cfarë po ndodhte. RENEA hodhi granatën ‘strum’ dhe gaz nervor, por ai kishte njohuri ushtarake, pasi kishte marrë një peqshir të lagur dhe e kishte vendosur në fytyrë. Madje kishte vendosur edhe lavariçen në korridor për ta mbrojtur nëse do të sulmohej.

Zhidru u qëllua me një plumb të vetëm me snajper në kokë. Por efektivët ende nuk e dinin nëse kishte vdekur dhe fillimisht në shtëpi kur u shkallmua dera u fut qeni nga RENEA. Por sot është shmangur një tragjedi, pasi nëse do të shpërthente eksplozivi pallati do të rrafshohej. Ai është pallat i vjetër dhe po të shpërthente ajo sasi eksploziv do ta rrafshonte. Zhidru ka qenë polic, po ashtu edhe djali i tij deri në vitin 2008” tha Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here