Standard.al

Edhe studentët në protestë/ Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën…të gjithë në call-cetra dhe kamarierë përfundojmë me këtë diplomë…

0

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës protestuan sot për tarifat shkollore. Për studimet e nivelit të dytë “Master” ata kërkojnë përgjysmim tarifash, ndërsa për Bachelorin lehtësira në pagesa ose rishikim tarifash.

Kërkesat e tyre i kanë depozituar te Bordi i Administrimit të UT dhe Ministria e Arsimit një ditë më parë.

Nga Bordi ka një reagim, ku është njoftuar një mbledhje urgjente për shqyrtimin e kërkesa. Ndërsa nga MAS mbizotëron heshtja.

“Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë”.

“MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Protesta e sotme do të zgjasë deri në orën 11. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm”.

Të pyetur nëse kanë frikë se do tu shtyhet diploma, një student pati këtë përgjigje.

“Të gjithë në call-cetra dhe kamarierë përfundojmë me këtë diplomë, nuk është problem shtyrja e diplomës me 2-3 muaj.”

Studentët kanë lënë si afat të fundit 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.