Bushati dhe Spiropali debatojnë ashpër në studio: Jeni qesharakë, po gënjeni njerëzit sy për sy

0
94

Ministrja Elisa Spiropali dhe analisti Andi Bushati, janë përfshirë në një debat në studion e “Open”.

Duke diskutuar rreth marrëveshjes së 5 qershorit mes PS e PD, Bushati ka akuzuar Spiropalin se po “gënjejnë sy për sy” qytetarët kur thotë se e kanë respektuar atë.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Koalicionet nuk pengohen

Bushati: Koalicionet siç ishin pengohen

Spiropali: Nuk mund të përcaktosh me një marrëveshje si do jetë sistemi.

Bushati: Nuk bën konsultativ… ata pasi kanë prish 5 qershorin, thonë Këshilli Politik nuk bën

Spiropali: Po ndryshojmë formulën e KQZ keni prish themelin

Bushati: Nuk fitohet me gënjeshtra beteja, duhet ndershmëria

Spiropali: Të vërtetat i di i madh i vogël, kemi treguar durim olimpik

Bushati: Jeni qesharakë

Spiropali: Qesharakë jeni ju që nuk kuptoni që ja qani ju hallin opozitës, ku nuk ja qajnë hallin ata vetes.

Bushati: Ju gënjeni njerëzit sy për sy, tjetër thoni, tjetër bëni

Spiropali: E ke përdorur fjalën gënjeshtër shumë herë, ai që përdor këtë fjalë, mbase ju ka gënjyer dhe ju

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here