Standard.al

VOA publikon shifrat alarmante të azilkërkuesve, Këlliçi: Kjo është drama e shqiptarëve, meritë e Ramës

0

Pas publikimit të raportit të Eurostat mbi aplikimet për azil në BE, ku shqiptarët janë në shifra alarmante, ka ardhur edhe reagimi i kreytarit te FRPD-së, Belind Këlliçi.

Këlliçi shprehet se në 8 vjet, Edi Rama nuk u dha asnjë mundësi atyre apo familjeve të tyre. Taksat dhe tarifat u rritën, ndërsa mundësitë për të gjetur një punë u reduktuan.

Postimi i plote:

Përtej propagandës!

Nga Janari i vitit 2019 deri në Gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera rreth 30 mijë e 500 shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat! 23.8 mijë prej tyre janë deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona janë të grupmoshës 18-34 vjeç. 6,895 aplikime për azil janë bërë nga minorenët në moshë nën 17 vjeç!

Kjo është drama që po kalon sot shoqëria shqiptare dhe kjo është meritë e Edi Ramës. Në 8 vjet, Edi Rama nuk u dha asnjë mundësi atyre apo familjeve të tyre. Taksat dhe tarifat u rritën, ndërsa mundësitë për të gjetur një punë u reduktuan! Ekonomia ka shënuar rënie vit pas viti.

500 mijë shqiptarë janë larguar në dy mandate të Edi Ramës! Çfarë mund të presim më shumë?

Të rinjtë sot duan mundësi, duan punë, arsim cilësor, duan shpresë. Zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës dhe jo i të rinjve.

Fotografia e Belind Këlliçi

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.