Vasili: Rilindja po rrëmben rregullat zgjedhore. Më 1 tetor PS mbyll dyert e Europës

0
148

Edhe pak ditë na ndajnë nga votimi në Kuvend i draftit që do të përcaktojë sesi do të jenë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se opozita është e vendosur t’i shkojë deri në fund respektimit të marrëveshjeve të arritura më parë në Këshillin Poltiik, kjo me synimin për të përmbushur pritshmëritë për arritjen e një reforme konsensuale dhe gjithpërfshirëse.

Përballë pyetjes se çfarë do të bëjë opozita pasi më 1 tetor shumica socialiste është zotuar t’i kalojë në mënyrë të njëanshme në parlament amendamentet e propozuara prej saj të Kodit Zgjedhor, Vasili u shpreh ashpër se kjo do të ishte e rëndë për fatet e integrimit të vendit.

“Më 1 tetor PS mbyll përfundimisht dyert e Europës, merr përgjegjësinë më të rëndë të këtyre 30 viteve, sepse nuk ka ndodhur kurrë të kemi reformë jokonsensuale, Rilindja bie në konflikt ballazi me qytetarët pasi lufton të rrëmbejë rregullat e lojës dhe të bëjë rregulla për vete, ndërkohë që konsensualiteti janë aty të palëkundura”,- u shpreh Vasili në ”Euronews”.

Kurse për letrën drejtuar ODIHR-it për të kërkuar opinion mbi amendamentet e PS-së, Vasili drejtoi pyetje retorike se “çfarë u shqetëson” dhe “pse të mos i drejtohen”. I pyetur nëse opozita do t’i drejtohet ODIHR-it edhe pa qëndrimin e Partisë Socialiste, Vasili tha se “po”, por theksoi se opozita do ta presë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here