Maliqi thirrje Ramës: Mos voto reformën zgjedhore sipas kokës tënde sepse nuk do marrësh azil as te Edrogan

0
125

Deputeti i pavarur, Lefter Maliqi ka komentuar premtimet e Edi Ramës gjatë ditëve të fundit. Maliqi pyet kryeministrin se çfarë e pengoi që të realizonte ato që premton sot, gjatë 7 viteve që ishte në qeveri.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook:

Ku Ku vaj medet…!

Ramziu filloi avazin e premtimeve, madje sot premtoi aq shumë, sa as vetë nuk i mban mend.

I Marri tha se javën e ardhshme do i rrisë pagat bluzave të bardha.

Kujt bluza të bardha?! Atyre që ke larguar jashtë vendit?!

Atyre që i premtoi 1-mijë euroshin në vijën e parë të zjarrit gjatë pandemisë, dhe u përball edhe Live nëpër studio televizive me denoncime të vetë bluzave të bardha që ia plasnin në surrat gënjeshtrën dhe premtimin e pambajtur?!

I Marri deklaroi sot se do rrisë edhe pagat e mësuesve.

Po deri tani, pse nuk ia rriti, apo nuk e la Turi?!

Për biznesin e vogël tha i Marri, do zerohet nga tatim-fitimi, por këtë u kujdes ta përjashtonte nga premtimet elektorale.

Të gjitha koincidenca janë për Ramziun, 5 muaj para zgjedhjeve.

Sot premtove se paga minimale nuk do të jetë nën 300 mijë lekë të vjetra.

Sa vite ke që e premton këtë o i Marrë?!

Kush të pengoi këto 7 vite e gjysmë?!

Këtë numrin 300 e ke debulesë, se edhe në 2013-ën, i more votat me 300 mijë vendet e reja të punës që premtove, por në të vërtetë shtove papunësinë me 300 mijë të tjerë.

Sikur vetëm vëllaun tënd serb të kishe marrë shembull, sot shqiptarët do të jetonin të paktën me më shumë të ardhura.

Popullin e zë koka, kur sheh Ramziun në TV duke bërë premtime, i kujtohen 1001 premtimet e pambajtura që nga 2013-a.

Duke bërë një foto në qytetin e Beratit, mu kujtua dhe premtimi perlë i të Marrit, kur tha se do bënte ishull në Osum.

Përveçse e ka lënë Beratin dhe gjithë Shqipërinë në harresë, pa mbështetje, pa investime, me papunësi, varfëri e shpopullim.

A i pe sot të dhënat e Eurostat-it o i Marrë, që e nxirrnin Shqipërinë me rekord azilkërkimi?

Janë arratisur nga ti dhe Rilindja jote që i ka pirë gjakun o i Marrë.

Tani, hap listat 100% pa dallavere e marifete mafioze, mos pengo koalicionin  e Opozitës së Bashkuar që të ka futur tmerrin e humbjes së garantuar, dhe mos guxo të kalosh më 1 Tetor ndryshimet kushtetuese sipas kokës tënde, se pastaj do djegësh edhe mundësinë e vetme, atë të azilit te vëllau yt Erdogan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here