Kërkesat ndaj qeverisë, Basha takon mjekët: Situata e rëndë, duhet ndërhyrje urgjente

0
118

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot në mbrëmje një takim me mjeke dhe ekspertë të shëndetësisë. Takimi do të zhvillohet për të diskutuar për situatën e pandemisë COVID-19.

Kreu i PD-së tha se mjekët kanë nevojë për mbështetje. “Ushtria e mjekëve është e rraskapitur dhe e pashpërblyer për mundimet që po kalojnë në përballjen me koronavirusin. Nuk bëhet fjalë më për politikë. Këtu po flasim për jetën dhe vdekjen dhe prioriteti ynë kryesor është mbështetja ndaj mjekëve për përballjen me pandeminë dhe marrjen e masave urgjente”,- tha kreu i PD.

Basha paraqiti një paketë më 9 propozime për përballimin e pandemisë.

SUGJERIMET PËR DALJEN NGA SITUATA:

1- Fuqizimi i mjekut të familjes dhe pajisja e tij me protokolle mjekimi për pacientët që trajtohen në shtëpi.

2- Të përgatitet paketa e rimbursueshme “diagnostikim + mjekim” për pacientët që janë Covid pozitiv.

3- Të përgatitet dhe bëhen publike protokollet e mjekimit të pacientëve të shtruar në spitale.

4- Përgatitja dhe përkujdesja nga spitalet për pacientët, duke investuar në pajisjet laboratorike, diagnostikuese dhe trajtuese.

5- Ngritja e shtëpive komunitare për pacientët ambulatorë që mund të marrin trajtimin ditor si dhe oksigjeno terapinë. Në mungesë të tyre, të ngrejnë shërbimin e kujdesit infermieror në shtëpi, ku cdo shërbim të jetë i paguar nga Ministria e Shëndetësisë.

6- Të rriten kapacitetet testuese minimumi me 5 herë, mesatarisht 2500 testime në ditë.

7- Të rritet numri i infermierëve në spitale me qëllim rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët e shtruar në spital.

8- Vjeshta sjell edhe sezonin e gripit stinor, që do të mbivendoset me covidin dhe do ketë problemet me diagnozën diferenciale (pra përcaktimin se cfarë ka pacienti) në sfondin e testimeve me pakicë. Kjo do të kërkojë sigurimin e vaksinës antigrip nga kompanitë prestigjoze, dhe kryerjen e saj me dëshirë nga kategoritë në rrezik (moshat e treta, fëmijët e moshës 1-18 vjec, pacientët kronikë, etj)

9- Bashkëpunimi me vendet fqinjë të BE për sigurimin e vaksinës anti-covid direkt nga kompanitë farmaceutike. Ne mund të porositim së bashku me Gjermaninë, USA ose Italinë që të sigurojmë një produkti cilësor dhe efikas në kohë.

Ditën e nesërme, ora 10:00, mjekët do të dalin në protestë në oborrin e QSUT-së. Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka parashtruar katër kërkesa që duan mjekët t’u plotësohen. Ata u kanë lënë një afat dyjavor institucioneve përkatëse për t’u kthyer përgjigje.

Ndërkohë mësohet se Policia e Tiranës nuk u ka dhënë lejë për protestë me argumentin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here