Gjosha: Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie nga pushteti

0
98

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme në Kuvend të Këshillit të Integrimit Evropian, i cili sipas saj, nuk prodhoi asgjë të re. Në reagimin e saj përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së thekson se sot nuk pamë asnjë iniciativë konkrete për të ofruar, por e vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Postimi i plotë

Sot pamë sërish tek u mblodh Këshilli i Integrimit Evropian ne Kuvend. Asgjë e re, asnjë iniciativë konkrete për të ofruar. E vetmja gjë që pamë është përdorimi i Këshillit për interesa politikë.

Integrimi nuk është thjesht kapituj që do hapen dhe do mbyllen në të ardhmen. Integrimi është kapitulli i jetës së cdo qytetari shqiptarë, është procesi i zhvillimit, transformimit dhe i vlerave. Është procesi i dialogut, konsesusit dhe respektimit të marrëveshjeve. Nga ky këndvështrim nuk mund të presim më asgjë nga njerëz që e kanë vrarë perspektivën europiane të Shqipërisë. Nuk mund të presim që ky proces të drejtohet nga ata që marrëveshjen e 5 Qershorit e grisën vetëm pak ditë pasi hodhën firmën në të! Dhe sot Shqipëria qëndron peng i kushteve të vendosura mbi papërgjegjshmërinë qeverisëse.

Integrimi i Shqipërisë ka vetëm një shpresë, largimin e kësaj qeverie dhe gjithëpërfshirjen e të rinjve, grave dhe vajzave dhe profesionistëve në vendimarrjen e vendit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here