Duka apel të fortë qytetarëve dhe opozitës: Ndalni këtë dështim! Rama po bllokon me vetëdije dhe këmbëngulje të ardhmen europiane…

0
97

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, akuzon kryeministrin Edi Rama se po bllokon me vetëdije dhe këmbëngulje të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sipas Dukës, “Ky bllokim i vetëdijshëm i Ramës është një dështim turpërues për shqiptarët”. Ndërkohë, i bën apel qytetarëve dhe opozitës së bashkuar q♪7 të ndalin “këtë dështim kombëtar”.

Reagimi i Dukës:

Rama po bllokon me vetëdije dhe këmbëngulje të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Rilindja po rilind sjelljet vetë-izoluese të periudhës komuniste.
Prishja e frymës së konsensusit të 5 Qershorit dhe propozimet deformuese për listat apo koalicionet po bllokojnë çeljen e negociatave me BE. Ky bllokim i vetëdijshëm i Ramës është një dështim turpërues për shqiptarët.

Ministri problematik që keq-përdori djemtë problematikë për tërmetin elektoral në Dibër, vazhdon të ofrojë opsione problematike, pavarësisht nga tërmeti diplomatik që shkaktoi në 2017 vjedhja e votave në Dibër, por jo vetëm në Dibër.
PAA i bën apel opinionit publik në radhë të parë dhe opozitës së bashkuar që:
1. Të ndalin këtë dështim kombëtar;
2. Të eleminojnë cënimin e zgjedhjeve 2021 dhe
3. Të garantojnë që çdo proçes para, gjatë dhe pas zgjedhjeve 2021 do të:
a. përmbushë standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe
b. pasqyrojë të pa-deformuar dhe të pa-manipuluar vullnetin e lirë të çdo votuesi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here