Berisha mbështet protestën e mjekëve: Për shkak të inflacionit në 7 vite, marrin 30 % më pak

0
95

Ish-kryeministri Berisha, ka mbështetur protestën që do të mbahet ditën e nesërme nga bluzat e bardha në QSUT.

Berisha shkruan se ‘Sot pas 7 vitesh ngrirje të pagave, çdo mjek dhe infermiere merr për shkak të inflacionit së paku 30% më pak se sa në vitin 2013.’

Postimi i plote:

‘Bluzat e bardha të QSUT nesër në ora 10:00 në protestë!

Nesër në ora 10:00 bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë zhvillojnë një orë protestë për kushtet tejet të vështira me të cilat përballen.

Që nga fillimi i pandemisë ata janë përballur me vështirësi të jashtëzakoshme, rreziqe serioze për shëndetin dhe jetën e tyre dhe familjeve të tyre, kanë bërë me qindra dhe mijra ore jashtë orarit të pa paguara asnjë qindarkë. Sot pas 7 vitesh ngrirje  të pagave, çdo mjek dhe infermiere merr për shkak të inflacionit së paku 30% më pak se sa në vitin 2013.

Rrogat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, 7 vite me parë pas rritjes së tyre me 120-150% në vitet 2006 -2013, ishin më të larta se sa në 7 vende të rajonit. Kurse tani ato janë më të ultat në rajon, janë 50-100% më të ulta se sa në Kosovë.

Mbështes plotësisht protestën e drejtë të tyre dhe ju bëj thirrje të gjithë bluzave të bardha të vendit të ndjekin shembullin e bluzave të bardha të QSUT. Sb’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here