Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “padit” në Danimarkë kryeministrin Edi Rama

0
117

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  ka kërkuar nga institucionet e shtetit danez të hetohen veprimet që çuan në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ministrit të Drejtësisë në Danimarkë dhe Prokurorit të Përgjithshëm aty i është dërguar një kopje e kallëzimit penal që më parë ia kanë dërguar SPAK-ut.

Aleanca thotë se ka marrë përgjigje në kohë rekord nga autoritetet daneze ku i konfirmohet se “do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare”.

Postimi i Aleancës në rrjetet sociale:

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.

Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.

Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare.

E drejta vonon, por nuk harron.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here