Standard.al

U kap me dy pistoleta në çantë, Gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën

0

Gjykata e Kukësit caktoi “arrest shtëpie” si masë sigurie për këngëtaren Fjolla Morina, e arrestuar tre ditë më parë, pasi u kap me dy pistoleta në çantë, , ndërkohë për dy miqtë e saj Fysnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arrest me burg”.

Ndonëse pretendimi se ishte shtatzënë u hodh poshtë nga një eko e dytë e bërë ditën e sotme, sërish këngëtarja u la në masë të butë sigurie.

Këngëtarja duket se gënjeu për ti shpëtuar burgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /a.y/noa.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.