Spahiu: Shqipëria prej shtatë vitesh është degjeneruar nga Rama me taksa dhe korrupsion! Të mbarojë koha e pallavrave dhe mashtrimeve!!!

0
62

Nga Përparim Spahiu

 

Nëse ka qeveri më anti-biznes, sidomos atij të vogël e të mesëm, është vetëm kjo e jona, që, prej shtatë vitesh e ka degjeneruar, me taksa, gjoba, korrupsion e klimën më skandaloze të të bërit biznes.

Sot KM-ja del e flet për ta, ndërkohë që prej shtatë vitesh shoqërohet nga protesta e ulje qepenash të biznesit të vogël dhe të mesëm në të gjithë Shqipërinë.

Nuk mundet të mbulosh dëmet mbi biznesin në shtatë vite kur, rrite tatim fitimin me 50%, tatimin progresiv deri 23% për punën dhe jo fitimet (taksë që po e lë vendin pa shtresë të mesme) vendosejen e TVSH 20% për biznesin e vogël, me manovra thjesht elektorare gjashtë muaj përpara zgjedhjeve.

Tatimi i ulur dhe i sheshtë, kontakti zero me tatimore gjobvënës, taksa të ulura dhe të pranueshme, mbështetje e punëve të mirëpaguara dhe atyre që nisin një biznes të ri, do bejë që biznesi i vogël dhe i mesëm të ngrë kokë, të fitojë dhe punësojë më shumë.

Koha e pallavrave dhe mashtrimeve ka mbaruar!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here