S’ka “Kod” e “Listë” që e shpëton “Rilindjen” nga fundi i pashmangshëm!

0
123

Editorial

“Rilindja” po mundohet më të gjitha metodat e strategjitë, për të ndalur atë që tashmë është e pashmangshme që të ndodhë.

Cilido qoftë Kodi  i ri zgjedhor e cilado qofshin skenarët e socialistëve për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, urrejtja popullore për këtë regjim, që solli vetëm mjerim e vuajtje për shqiptarët, nuk ka forcë që e ndal në 25 prill 2021.

Loja që “Rilindja” po luan në Këshillin Poltik, duke u munduar me të gjitha mënyrat për të ndaluar koalicionet parazgjedhore si edhe mbyllur listat e kandidatëve për deputetë, edhe nëse në fund do i rezultojë efikase, nuk do ketë ndikimin e menduar nga rilindasit te votimet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Janë aq të shumta plagët që kjo qeveria në këto dy mandate ka shkaktuar te shqiptarët sa do duhej shkruar një ‘roman’ i tipit thriller për ta përshkruar të gjithën me imtësi.

Në këto 7 vite, shqiptarët kanë duruar mbi kurrizin e tyre padrejtësinë, ku oligarkët janë favorizuar me tendera e taksa të ulta, ndërsa qytetarët e ndershëm kanë vuajtur çdo kërbaç pushteti, për të mbijetuar me biznesin e tyre.

Në këto 7 vite, prej mungesës së shpresës dhe “vrasjes” së meritokracisë në vend, shqiptarët u detyruan të dergjen në dyert e Evropës me intensitet thuajse të njejtë  me vitet ’90.

Në këto 7 vite, “Rilindja” solli krimin në pushtet, duke i dhënë zyra e karrige njerëzve me rekord kriminale. Madje bashkëpunoi fort me to për tjetërsimin e votës së shqiptareve në dy palë zgjedhje, 2015-ën dhe 2017-ën me dosjet e famshme “184” dhe “339” të zbardhura nga prestigjozja gjermane “Bild”

Në këto 7 vite, qeveria “Rama” vrau sistemin e drejtësisë. Nën preteksin e një reforme drejtësie, mazhoranca fuqizoi pozitat e saj duke kapur të gjitha institucionet e reja e ndërkohë la vendi si ansjë tjetër në botë, për vite pa GJykatë Kushtetuese e të Lartë.

Është ky bilanc tejet negativ që e detyron “Rilindjen” të ndërmarr manovra nga më të ulëtat, duke shkelur edhe marrëveshje që vetë i ka firmosur, me shpresën se mund të ndryshojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë në zgjedhje.

E ka të kotë! Të gjitha sondazhet, edhe ato që kryhen nga  vetë socialistët, paraqesin shifra tronditëse të rënies së PS-së në elektorat, ku shanset e një fitoreje përballë Opozitës së Bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit, janë fare pranë zeros.

Çdo taktikë me goditje nën brez, nuk do të ketë asnjë vlerë. Shqiptarët e kanë vendosur me kohë: Sekti rilindas nuk duhet të udhëheqë më asnjëherë shtetin shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here