Standard.al

Përse vaksina e gripit, është më e rëndësishme se kurrë këtë dimër

0

Në prag të uljes së temperaturave dhe afrimit të stinës gripale, kur ka një shtim të viruseve, qytetarët në shumë vende europiane po këshillohen të vaksinohen ndaj gripit. Kjo edhe për faktin, se jemi në mes të pandemisë së Covid-19.

Hulumtuesit nga Shëndeti Publik në Angli, kanë analizuar të dhënat statistikore të 20 mijë pacientëve të shtruar në spital, prej janarit deri në prill. Të dhënat sugjerojnë se rreziku i vdekjes, dyfishohet tek personat që sëmuren me grip, në të njëjtën kohë kur janë të infektuar me Covid-19.

Megjithatë edhe pa virusin Covid-19, gripi për disa persona, mund të jetë i rrezikshëm. Në shumë raste personat e prekur nga virusiet e stinës, kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital dhe për disa të tjerë, veçanërisht të moshuarit dhe personat vulnerabël për shkak të sëmundjeve, viruset gripale mund të rezultojnë fatale.

Duke patur parasysh edhe faktin se spitalet janë të mbingarkuar për shkak të pandemisë, këshilla e ekspertëve është që popullata të vaksinohet.

Nga ana tjetër, ekziston rreziku që simptomat e gripit të ngatërrohen me ato të Covid-19, pasi disa prej simptomave, si temperatura, apo kolla, janë simptoma të shpeshta edhe të gripit.

Gripi, njëlloj si koronavirusi, është një infeksion viral i cili kalon nga një person në tjetrin, nëpërmjet kollës dhe teshtimave. Ndaj, distancimi social, vendosja e maskave dhe larja e shpeshtë e duarve, janë shumë të rëndësishme, sepse mund të frenojnë përhapjen e të dyjave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.