Pa asnjë pikë grimi në fytyrë, Fjolla Morina nis ‘tekat’ në seancën gjyqësore, ja se çfarë kërkon…

0
91

Fjolla Morina, këngëtarja që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme gjyqësore të mos kishte kamera.

Në videon e publikuar nga Abc News, këngëtarja shihet që qëndron me kurriz nga kamerat dhe mundohet që t’i shmangë ato.

Në sekondën e 44:00, këngëtarja dëgjohet të thotë se e vetmja gjë që ka kërkuar është që të mos kishte kamera.

“Kamerën kërkova mos me e sjellë këtu, s’du me i pa,”– thotë ajo dhe shikon ngultas gazetarët.

Seanca për gjyqin ndaj Morinës është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë.

Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh pasi u kap me një pistoletë dhe një 23 fishekë në kufi të Morinës.

Bashke me të u vunë në pranga edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muja.

Këta dy të fundit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë që këngëtarja kishte armë me vete. Vetë Fjolla e ka pranuar autorësinë e armës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here