Krimi bën kërdinë, Këlliçi: Lleshaj shpërdoron lekët e taksapaguesve shqiptarë për makina luksi…

0
206

Rënia e investimeve të huaja në Shqipëri, rënia e nivelit të të bërit biznes këtu, falimentimi dhe mbyllja e qepenave të bizneseve vendase, është e lidhur drejtpërdrejtë edhe me paaftësinë e Sandër Lleshajt, për të parandaluar krimin dhe garantuar sigurinë publike!”, kjo është një citim nga reagimi i kreuit të FRPD Belind Këlliçi pas gjendjes së krimitr në të cilën gjendet vendi.

Ai akuzon për këtë kreun e Ministrisë Llëshaj për të cilin shkruan se “mohon çdo fakt dhe kujdeset të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë për makina luksi”.

Ja postimi i plotë:

Bandat dhe krimi po fitojnë terren çdo ditë e më shumë. Vrasjet raportohen në lajme sikur të ishin ndodhi normale dhe për më tepër, Ministri i Brendshëm mohon çdo fakt dhe kujdeset të shpërdorojë lekët e taksapaguesve shqiptarë për makina luksi, pa e vrarë mendjen se çfarë po ndodh në rrugët e Shqipërisë. Inekzistenca e shtetit për të parandaluar krimin, ka shkaktuar një dëm të madh socio-ekonomik. Rënia e investimeve të huaja në Shqipëri, rënia e nivelit të të bërit biznes këtu, falimentimi dhe mbyllja e qepenave të bizneseve vendase, është e lidhur drejtpërdrejtë edhe me paaftësinë e Sandër Lleshajt, për të parandaluar krimin dhe garantuar sigurinë publike!

Jetojmë ende në një vend ku një qytetar i thjeshtë nuk ka garanci për jetën, sepse sot bosat e vërtetë të krimit, janë miqtë e Edi Ramës. Policia është gjithmonë në gatishmëri për të arrestuar ata që kapen me ndonjë qese hashash, por asnjëherë ata që tregtojnë tonelata kokainë, ata që trafikojnë njerëz, ata që merren me vrasje e përdhunime. Përkundrazi! Këta kriminelë, Edi Rama i ul në krahë si partnerë, i shet si modele suksesi, i gradon në poste publike dhe i promovon në Parlament e në krye të bashkive të vendit!

Pseudo-shtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi. Me Partinë Demokratike në qeverisje, Policia nuk do të ketë më fytyrën e urryer të Sandër Lleshajt. Ne do t’i kthejmë dinjitetin uniformave tona dhe do të bëjmë gjithçka për të luftuar krimin dhe bandat. Policët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe profesionalizëm, e jo si marioneta të shefit të rradhës, që thjesht marrin dhe ekzekutojnë porositë e pushtetarëve.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here