“Kjo nuk është vala e dytë”, Shehu: Gjendja e rëndë e Covid-19 reflekton keq-menaxhimin e qeverisë Rama

0
75

Nga: Tritan Shehu

Dikush desheron te fshehe deshtimin Covid ne vendin tone mbas “vales se dyte”.
Nuk eshte e vertete, tek ne vazhdon pa asnje pauze ajo cfare filloi ne janar, vazhdoi me tej me nje “mbyllje” teatrale, e pasuar me ate “hapje” pa asnje strategji, vecse per te marre Rama “dafinat e fitores”, e gjithe kjo pa masa reale e eficiente edhe per te ardhmen.
Perfundimi eshte kjo krize aktuale ne thellim shendetesore shume mujore e pa asnje pauze, me nje perspektive te erret per vjeshten e dimrin.
Te dhenat qe e konfirmojne kete gjendje tejet alarmante duket se kane patur vetem nje efekt mbi qeverisjen, “avullimin” Kryeministrit, asnje premiresim a veprim, asnje pregatitje:
–Kujdesi paresor vazhdon i pa mbrojtur, i pa pregatitur e i paralizuar, kur ai vecanerisht ne prag e fillimit edhe te virozave stinore duhet te jete nje mekanizem thelbesor i perballjes.
Per mjekun e familjes nuk eshte shperndare as edhe nje protokoll zyrtar mjekimi, asnje mundesi me shume trajtimi, duke e lene cdo gje sporadike e ne amulli, me te gjithe koston financiare ne mjekim dhe diagnostikim mbi pacientin, deri ne sigurimin prej tij te burimeve te Oksigjenit jetik, ky eshte krim!
–Spitalet periferike me klinikat dhe terapite intensive jane krejt te pa pregatitura per te pritur flukset e ketyre pacienteve apo te dyshuar per Covid, vecanerisht kjo e domosdoshme me fillimin e virozave.
–Numri shume i ulet i testimeve publike nuk mund te siguroje jo kerkimin e gjere ne popullesi, por as diagnostikimin e nevojshem per rastet me simptoma, nevoje kjo ne rritje me shpejtesi, vecanerisht ne javet qe vijne.
–Dhe se fundit eshte fakti qe kjo Qeveri e ka humbur pa hyre edhe “garen” per te siguruar sa me shpejt dhe ne sasi te mjaftueshme vaksinat Covid me fillimin e prodhimit te tyre, ashtu si na ka vendosur jashte kontekstit edhe per vaksinimin ndaj virozave periodike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here