Fermeri akuzon Ministrinë e Bujqësisë: Duan të më marrin tokën dhe të ndërtojnë panele diellore…

0
102

Një fermer nga nga Fieri, të cilin e kanë mbajtur për rrreth 10 orë në Komisariatin e Policisë, për shkak se ka kundërshtuar marrjen e tokës në të cilën ai ka ngritur stanin, ka dhënë një intervistë për televizionin FaxNews, ku ai tregon atë çka ka ndodhur.

Sipas tij Ministria e Bujqësisë kërkon t’i marrë tokën në të cilën ai ka ngritur stanin me 350 krerë bagëti, për shkak se aty do të ndërtohen panele diellore. Fermeri shprehet se ai nuk ka ku ta zhvendosë stanin dhe pret një përgjigje nga instancat shtetërore për problemin e tij.

“Unë brenda në polici ndenja 10 orë. Unë nuk bëra debate fare, vetëm ju thashë më gjeni vend të mbaj bagëtinë, qoftë  Ministria qoftë Bashkia. Aty do bëhen panele diellore, por unë nuk di gjë çfarë do bëhen shteti e di. Ne spo dimë nga të mbajmë tani, unë i heq u thash dhe atyre vetëm të më gjejnë vendin.

Janë  dy mijë e ca dëngje këtu, ku ti çojë? Bagëti janë 350 kokë, ku t’i strehojë? Më gjeni ju vendin u thash ta marr me dokumenta dhe unë u thashë.

Unë kërkesat i kam bërë në Bashki, por i më tha ka marrë fund duhet të lirosh vendin. Unë kam paguar taksat, kur ishte për të paguar. Më mashtruan, e ka ministria tokën dhe më thonë nuk të japim subvencione se e ka Ministria tokën. Unë subvencione këto dy vjet kam marrë, jam regjistruar si fermer me NIPT që në 2004. Rrugëzgjidhje për mua spaska”, tha fermeri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here