Deklarata e fortë e kreut të FSHF: Vëllai i kryeministrit është i siguruar me rrogë 5 milionë lekë në sport

0
90

Kreu i FSHF, Armando Duka gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka shpjeguar situatën e krijuar në  bllokimin e superligës, pas kërkesave të futbollit kundrejt qeverisë.

“Bojkoti është mjeti i fundit për të sensibilizuar qeverinë të mbajë premtimet e dhëna për ta kthyer futbollin në një ekonomi që të mbajë veten. Nuk kërkojmë të mbahen 12 premtimet e kryeministrit, por kemi kërkuar vetëm 4 prej tyre”, u shpreh Duka duke shtuar se qeverisë i mjafton të marri  dhe të implementojë një model qoftë ai gjerman, i Kosovës apo hungarez.

Më tej, kreu i FSHF u shpreh se ndryshimet e kërkuara nga futbolli kanë një ndikim të pallogaritshëm  në buxhet, por për buxhetet e sportit që kanë një vlerë minimale do të jepte një incentivë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me deklarimet minimale të pagave të futbollistëve, Duka mori si shembull rrogën e deklaruar të vëllait të Kryeministrit.

Fevziu: Sa janë rrogat e futbollistëve?

Duka: Janë të niveleve të ndryshme nga 200 euro në 6 apo 7 mijë euro.

Fevziu: Kryeministri ka thënë që futbollistët janë të siguruar me pagën minimale të ndryshme.

Duka: Kjo është të flasësh në studio pa asnjë argument, unë po i jap vetëm një argument Kryeministrit që vëllai i tij është i siguruar për 5 milionë lekë në sport. Është nga njerëzit që paguhen nga klubet sportive dhe si ai ka shumë te tjerë. Ndërkohë ka edhe të tjerë e që deklarojnë shumë më pak nga sa paguhen realisht.

Duke vijuar më tej, kreu i FSHF Duka tha se falja e tatimit të të ardhurave për një periudhë të caktuar do ta ndihmonte zhvillimin e futbollit.

“Kryeministri në mars 2019 ka thënë që do të heqim tatimin për të ardhurat e futbollistëve për 5, 7 dhe 10 vjet. Pastaj vendimi doli vetëm për dy vjet”, tha Duka duke përfunduar se bojkoti do të vazhdojë nëse nuk gjendet zgjidhje. /Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here